Një rast alarmant ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga Vlora, ku një i moshuar që vuan nga kanceri i prostatës prej tre vitesh thotë se prej dy muajsh ka mbetur pa mjekimin jetik. Bëhet fjalë për zotin Beshir, i cili sipas familjarëve ka kryer 6 seanca kimioterapie dhe më pas është referuar nga onkologia e Vlorës drejt Tiranës për ndryshim terapie, pasi i ishte përkeqësuar gjendja. Sipas vajzës së tij, në Onkologjikun e Tiranës i është rekomanduar ilaçi Abirateron, një medikament i përdorur për trajtimin e kancerit të prostatës në faza të avancuara. Por prej dy muajsh, familja pretendon se ilaçi mungon dhe pacienti ka mbetur pa trajtim. Në një video të dërguar në redaksinë tonë, vetë i moshuari shprehet: “Jam kuruar nga prostata, kam 3 vjet. Kam bërë 6 kimio dhe onkologia e Vlorës më nisi në Tiranë për të ndërruar ilaçet. Vajta në Tiranë në dhjetor dhe doktoresha më tha do të më merrte ajo për ilaçet. Që nga ajo kohë nuk më ka marrë më në telefon, kam ngelur pa ilaçe.” Familja shprehet e dëshpëruar dhe kërkon ndërhyrje urgjente, pasi sipas tyre, mungesa e mjekimit po i shkakton kriza të shpeshta dhe rrezikon seriozisht shëndetin e tij. Ky rast ngre një shqetësim më të gjerë: nuk është hera e parë që pacientë me sëmundje të rënda raportojnë mungesë medikamentesh në sistemin publik shëndetësor. Për të sëmurët me kancer, ndërprerja e trajtimit nuk është thjesht një vonesë, por një rrezik real për jetën. Si është e mundur që një pacient onkologjik të mbetet për dy muaj pa ilaçin e përshkruar? A ka mungesë furnizimi? A ka probleme procedurale? Apo bëhet fjalë për një rast të izoluar? JOQ Albania i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të reagojnë publikisht për këtë rast dhe të sqarojnë nëse medikamenti Abirateron është aktualisht në dispozicion për pacientët.
JOQ Albania
@joqZëri juaj. Historia juaj. Shtëpia juaj. 📱 Whatsapp: 069 92 99 998 ✍️
🔗 https://gofund.me/ea407bcf1 ↗🔎 Détails (profil + refresh) ouvrir
Rreth 5 mijë persona kanë protestuar në Milano kundër zhvillimit të Lojërave Olimpike Dimërore 2026, ceremonia hapëse e së cilës u mbajt një ditë më parë në stadiumin “San Siro”. Protesta nisi në mënyrë paqësore, me marshim, pankarta dhe thirrje kundër ndikimit mjedisor dhe kostove ekonomike të organizimit të Lojërave. Demonstruesit, mes të cilëve aktivistë mjedisorë, grupe studentore, organizata për të drejtat e strehimit dhe sindikata, kundërshtojnë ndërtimin e impianteve olimpike dhe atë që e cilësojnë si “dëm social dhe ekonomik”. Sipas mediave italiane, marshimi kaloi pranë Fshatit Olimpik, i cili ishte i rrethuar nga forca të shumta policie. Në mbrëmje situata u tensionua, kur një pjesë e protestuesve hodhën fishekzjarre dhe bomba tymuese drejt forcave të rendit dhe furgonëve të policisë. Autoritetet u kundërpërgjigjën me topa uji dhe gaz lotsjellës. Përplasjet më të forta u regjistruan në zonën e Corvettos, ku policia italiane ka ndaluar të paktën pesë persona pas incidenteve. Ndërkohë, paralelisht me protestat, autoritetet italiane po hetojnë edhe disa incidente në linjat hekurudhore në veri të vendit. Ministri i Transportit ka folur për dyshime mbi një “sulm të paramenduar”, pasi në zonën e Bolonjës janë zbuluar tre raste dëmtimesh në rrjetin hekurudhor, përfshirë edhe një pajisje shpërthyese artizanale të vendosur në një nga linjat. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur nëse bëhet fjalë për akte të koordinuara sabotimi apo incidente të izoluara.
Pak orë pasi JOQ Albania publikoi videon e rrezikshme nga aksi Qafë Thanë–Hotolisht, ku një kamion qarkullonte kundravajtje duke shkaktuar aksident, ka reaguar drejtuesi i automjetit që u përplas me bordurën për të shmangur përplasjen ballore. Në një mesazh drejtuar redaksisë sonë, ai shprehet se, pavarësisht rrethanave të ngjarjes, në vendngjarje është gjobitur nga Policia Rrugore për tejkalim shpejtësie, ndërsa drejtuesi i kamionit, sipas tij, është larguar pa ndaluar dhe pa u identifikuar. “Unë jam drejtuesi i automjetit që shihet ne video. Aksidenti ndodhi vetem sepse një kamion po qarkullonte kundravajtje. Pavarësisht kësaj, në vendngjarje Policia Rrugore më gjobiti mua, ndërsa drejtuesi i kamionit u largua pa ndaluar,” – shkruan ai. Sipas procesverbalit të konstatuar, drejtuesi është sanksionuar me 2000 lekë për shkelje të nenit që lidhet me shpejtësinë. Ndërkohë, në pamjet e publikuara më herët shihet qartë momenti kur kamioni lëviz në sens të kundërt në një segment me kthesë, duke detyruar drejtuesin e “Benz”-it të devijojë drejt bordurës për të shmangur përplasjen ballore. Drejtuesi thekson se tashmë ekziston provë filmike që, sipas tij, tregon rrethanat reale të ngjarjes dhe kërkon rishikim të masës së marrë ndaj tij, si dhe identifikimin e mjetit të rëndë që u largua nga vendi i ngjarjes. Ky rast ngre pikëpyetje mbi mënyrën e trajtimit të situatave të tilla në terren dhe nëse janë marrë në konsideratë të gjitha rrethanat e aksidentit. JOQ Albania mbetet e hapur për një reagim nga Policia Rrugore lidhur me këtë rast.
Një qytetar i është drejtuar mbrëmjen e sotme redaksisë së JOQ Albania duke denoncuar një manovër të rrezikshme në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Sipas tij, teksa po lëvizte me mjetin e tij me shpejtësi rreth 45-50 km/h, brenda kufirit të lejuar prej 50 km/h, një automjet tip 'Range Rover', me targa AB 020 MZ, ka kryer parakalim nga krahu i djathtë, manovër kjo që në rrethana të tilla ndalohet nga Kodi Rrugor. Në pamjet e dërguara nga kamera e automjetit (dashcam), shihet momenti kur mjeti në fjalë futet përpara dhe më pas frenon në mënyrë të menjëhershme. Denoncuesi pretendon se frenimi është bërë me qëllim, duke e vënë në rrezik për përplasje. “Ju lutem postojeni, bëri parakalim në krah të djathtë në zonë urbane në Durrës ku tabela është 50 km/h dhe frenoi me qëllim për të më përplasur. Është bërë rruga si xhungël!”, – shkruan ai. Rastet e tilla rikthejnë shqetësimin për respektimin e rregullave të qarkullimit në zonat urbane, ku manovrat e rrezikshme mund të çojnë në pasoja serioze.
Sous-titres IA en 1 clic
Vidéo importée → version prête à poster.
Një shtetase zviceriane me banim në Zvicër i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një rast të rëndë mashtrimi, për të cilin policia është vënë në dijeni prej kohësh, por deri më tani është mjaftuar vetëm me shpalljen në kërkim të administratorëve, pa asnjë veprim konkret. Bëhet fjalë për qendrën e trajnimit të qenve “Dog Training Desy”, e denoncuar edhe më herët nga qytetarë të tjerë pranë redaksinë sonë. Administratorë të kësaj qendre janë Gentian Sejdini dhe bashkëshortja e tij Rozalina Sabli, të cilët, sipas denoncueses, i kanë marrë shumën 9 200 euro për trajnimin dhe mbajtjen e qenve të saj. Sipas saj, të gjitha pagesat janë kryer përmes Western Union, ndërsa prej disa ditësh ajo nuk ka më asnjë informacion për fatin e qenve. Çdo përpjekje për të kontaktuar administratorët për t’i marrë qentë ka dështuar, pasi është bllokuar në çdo formë komunikimi dhe nuk ka arritur të ketë asnjë përgjigje prej tyre. Së fundmi, i është drejtuar Policisë së Durrësit dhe shërbimit veterinar për ndihmë, por sipas saj edhe këto institucione nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim real, duke e lënë të vetme dhe pa asnjë informacion për fatin e qenve. Problemi nuk përfundon këtu, pasi në redaksi kanë mbërritur dhjetëra denoncime të tjera për këtë qendër, e cila dyshohet se ka ndërtuar një skemë të thjeshtë, por të rrezikshme mashtrimi, duke përdorur kafshët për të zhvatur qytetarët. Redaksia e JOQ Albania i bën thirrje urgjente Policisë së Shtetit dhe të gjitha institucioneve përgjegjëse që të reagojnë menjëherë, të zbardhin fatin e qenve dhe të vënë para përgjegjësisë ligjore personat e përfshirë.
Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast alarmant për sigurinë ushqimore. Ai ka dërguar një video ku shfaqet një mi në vitrinën ku janë të ekspozuara bukët për shitje. Ai pretendon se pamjet janë filmuar brenda furrës së bukës “Past’el”, e cila ndodhet pranë një spitali në kryeqytet. Në video duket qartë një brejtës që lëviz mbi produktet e ekspozuara, ndërsa qytetari shprehet i shqetësuar për rrezikun që kjo situatë mund të paraqesë për shëndetin e qytetarëve, pacientëve dhe familjarëve që frekuentojnë zonën. Denoncuesi shkruan se ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, teksa kishte shkuar për të blerë bukë te furra në fjalë, pasi një i afërm i tij ndodhej i shtruar. Ai thekson se është “shokuar” nga ajo që ka parë dhe është përpjekur ta filmojë me zoom për ta bërë sa më të dukshme praninë e miut. JOQ Albania thekson se videoja është dërguar nga qytetari dhe, ndonëse në pamje duket qartë miu, redaksia nuk ka mundur ta verifikojë në mënyrë të pavarur nëse ajo është filmuar në ambientet e furrës në fjalë. JOQ Albania mbetet e hapur për një reagim nga furra e bukës “Past’el”, për të paraqitur versionin e saj apo për të dhënë sqarime të mëtejshme lidhur me situatën.
Një situatë alarmante për sigurinë rrugore është regjistruar në aksin Qafë Thanë–Elbasan, në zonën e Hotolishtit, ku një kamion është filmuar duke qarkulluar kundravajtje në rrugë, duke rrezikuar seriozisht jetën e drejtuesve të tjerë të mjeteve. Sipas pamjeve të siguruara, kamioni lëviz në sens të kundërt të qarkullimit, madje në një segment me kthesë dhe shikueshmëri të kufizuar. Në një moment kritik, mjeti i rëndë përballet me një automjet tip “Benz” që po udhëtonte normalisht në korsinë e tij. Për të shmangur përplasjen ballore, drejtuesi i automjetit detyrohet të manovrojë drejt anës së rrugës, duke u përplasur me bordurën dhe pësuar aksident. Pavarësisht rrezikut të shkaktuar dhe faktit se një aksident tashmë kishte ndodhur, drejtuesi i kamionit nuk ndalon për të dhënë ndihmë apo për të marrë përgjegjësi, por vijon rrugën pa asnjë reagim, duke shtuar edhe më tej indinjatën e qytetarëve. Ngjarja është filmuar nga një qytetar, i cili shprehet se ka tentuar disa herë të njoftojë policinë për rrezikun e krijuar në rrugë, por pa marrë përgjigje. Ai shkruan: “Përshëndetje jam duke shkuar në Tiranë dhe tek rruga sapo kalon zonën e Hotolishtit kam parë një kamion dhe e kam filmuar i cili po hynte kundravajtje, madje shkaktoi dhe aksident të cilin e filmova AA197 SH. Telefonova dhe policinë 3 4 herë madje.” Ky rast ngre pikëpyetje serioze mbi kontrollin e qarkullimit rrugor në një nga akset më të rrezikshme të vendit, si dhe mbi reagimin e institucioneve në situata emergjente. Qarkullimi kundravajtje i mjeteve të rënda, veçanërisht në zona me kthesa të forta si Qafa e Thanës, përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për jetën e qytetarëve dhe mund të përfundojë lehtësisht në tragjedi. Ngjarja kërkon reagim të menjëhershëm nga autoritetet për identifikimin e mjetit dhe marrjen e masave përkatëse, përpara se raste të tilla të përsëriten me pasoja edhe më të rënda.
“Përshëndetje! A mund të ndani pak kohë për të votuar Sarën? Ajo është vajza e shoqes sime dhe fituesi merr një vit mësime vallëzimi pa pagesë. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për të.” Nëse edhe juve ju ka mbërritur në celular një mesazh i tillë, kini kujdes! Kjo skemë e re mashtrimi po përhapet me shpejtësi në WhatsApp dhe ka prekur edhe qytetarë shqiptarë. Bëhet fjalë për të ashtuquajturin “mashtrimi i balerinës”, i cili shfaqet si një mesazh i pafajshëm për votim në një konkurs vallëzimi për fëmijë. Mesazhi zakonisht u kërkon përdoruesve të klikojnë një link për të mbështetur një fëmijë, shpesh me justifikimin se fituesi do të përfitojë mësime falas vallëzimi. Megjithëse duket i padëmshëm, linku ka si qëllim vjedhjen e të dhënave personale. Pasi përdoruesi klikon linkun, ai ridrejtohet në një faqe që imiton një platformë votimi. Në të vërtetë, kjo faqe shërben për të komprometuar llogarinë e WhatsApp, duke i dhënë hakerëve akses në, profilin e përdoruesit, listën e kontakteve dhe bisedat, dërgimin e mesazheve mashtruese në emër të viktimës Nga llogaria e infektuar, mashtruesit shpërndajnë linke të tjera të rrezikshme, të maskuara si lojëra, oferta apo shërbime online, të cilat mund të çojnë edhe në rrezikimin e aplikacioneve bankare. Për shkak se mesazhet vijnë nga kontakte reale dhe të njohura, përdoruesit bien më lehtë pre e mashtrimit, duke e bërë skemën të përhapet shumë shpejt.
Gjykata Kushtetuese vendosi mbrëmjen e djeshme, më 6 shkurt, të rikthejë pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, duke rrëzuar kërkesën ankimore të kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit kishte kërkuar që vendimi i GJKKO-së për pezullimin e saj të shpallej antikushtetues. Vendimi i Kushtetueses është pritur me entuziazëm në burgun e Durrësit, ku vuajnë dënimin disa ish-zyrtarë të Partisë Socialiste, mes tyre kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe ish-ministri Ilir Beqaj. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, jashtë ambienteve të IEVP Durrës janë hedhur fishekzjarrë, duke u kthyer në një formë feste. Hedhja e fishekzjarrëve pranë burgut të Durrësit nuk është një rast i vetëm, pasi një situatë e ngjashme u shënua edhe më 3 nëntor të vitit të kaluar, kur Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë Erion Veliajn. Ndërkohë, edhe në Fier, më 12 dhjetor, militantë të Belinda Ballukut kishin festuar me fishekzjarrë rikthimin e saj të përkohshëm në detyrë.
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar këtë të shtunë në Vlorë, ku një fëmijë 4-vjeçar u dërgua pa shenja jete në spitalin rajonal. Pak më herët u raportua se i mituri kishte një javë me temperaturë dhe të vjella, ndërkohë sipas informacioneve thuhet se i mituri ka konsumuar mjaltë dhe ky i fundit i ka bërë reaksion. Familjarët e kanë transportuar me urgjencë nga Palasa drejt Orikumit, ku më pas është ndërhyrë nga ambulanca e Orikumit për ta dërguar drejt spitalit të Vlorës, por fatkeqësisht i mituri ka mbërritur pa shenja jete. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. Policia ende nuk ka dalë me një reagim zyrtar në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që hetimet vijojnë.
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një fëmijë 4-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e premte, pasi është paraqitur pa shenja jete në spital. Familja, që banon në Palasë, e ka transportuar fillimisht me urgjencë drejt Orikumit, ndërsa më pas ambulanca e zonës e ka marrë fëmijën, por fatkeqësisht ai ishte tashmë pa shenja jete. Sipas ekzaminimit paraprak, në trupin e të miturit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. 4-vjeçari kishte rreth një javë që shfaqte simptoma si temperaturë e lartë, të vjella dhe diarre. Ndërkohë, autoritetet shëndetësore dhe ato mjeko-ligjore kanë nisur ekzaminime më të thelluara për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, ndërsa rasti vijon të ndiqet me seriozitet nga institucionet përkatëse.
Në filmin e Disney-t të vitit 1940, Pinokio, disa djem shkojnë në “Ishullin e Kënaqësisë”, ku u premtohet argëtim i pafund pa rregulla dhe pa prindër. Aty tymosin, pinë, luajnë bixhoz dhe bëjnë çfarë duan. Por ishulli është një kurth: djemtë shndërrohen në gomarë dhe shiten për punë të rëndë, ndërsa një burrë përfiton nga vuajtjet e tyre. Tema e filmit është humbja e pafajësisë dhe shfrytëzimi i të rinjve. Ishulli privat i Jeffrey Epstein-it, “Little Saint James”, përshkruhet si vend ku njerëzit e fuqishëm bënin festa me vajza të mitura, pa rregulla dhe me trafikim të fëmijëve. Paralelizmi është tronditës, tundimi, kurthi, shfrytëzimi i të rinjve dhe një person i fshehur që kontrollon gjithçka. Filmi erdhi shumë vite para se krimet e Epstein-it të bëheshin publike. A është rastësi? Apo thjesht tregonte një histori të ngjashme që njerëzit do ta pranonin më vonë? Kur një përrallë për fëmijë paralajmëron një ishull të rrezikshëm që shkatërron fëmijët… dhe jeta reale e kopjon atë, historia nuk është më thjesht një përrallë. This is a disclaimer for Instagram/Facebook. This publication is an informative report on real-life events. While the content may be considered sensitive by certain viewers, it is not intended to encourage, promote, or glorify harm in any form. As an independent media platform, we share this information solely for the purpose of transparency and public awareness.
Një banor nga zona e Fushë-Krujës ka denoncuar gjendjen e rënduar të rrugës që të çon drejt fshatit Dritas, pas kalimit të urës së Tapizës. Sipas tij, segmenti rrugor është prej kohësh në gjendje të keqe, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e banorëve. Banori shprehet se ka bërë disa denoncime më herët, por pa asnjë reagim apo ndërhyrje nga institucionet përkatëse. Ai i bën thirrje autoriteteve të marrin masa sa më parë për riparimin e rrugës, pasi situata aktuale po kthehet në një problem serioz për komunitetin. “Përshëndetje JOQ, si jeni? Kam denoncuar shumë herë, por nuk ka asnjë rezultat. Rruga që të çon për fshatin Dritas, në zonën e Fushë Krujes, pas kalimit të urës së Tapizës, është në gjendje të keqe. Ju lutem, postojeni!”-shkruan banori.
Texte → vidéo TikTok IA
Tu écris le prompt, on génère la vidéo.
Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e kryeministrit Edi Rama për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, duke lënë çështjen në duart e Kuvendit. Tashmë vendimi do të shqyrtohet nga Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve, ku pritet të diskutohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit dhe mundësinë e arrestimit të ministres. Këshilli i Mandateve ka zhvilluar vetëm një mbledhje më 19 dhjetor, pa marrë vendim, ndërsa një mbledhje tjetër më 28 janar u shty, pasi socialistët kërkuan të prisnin vendimin e Kushtetueses. Javën e ardhshme pritet që kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, të thërrasë një mbledhje të re për të diskutuar çështjen. Pas përfundimit të mbledhjes, Këshilli ka dy javë kohë për të përgatitur raportin dhe rekomandimin për heqjen ose jo të imunitetit të Ballukut. Tani mbetet për t’u parë nëse procedura do të ndjekë të njëjtin model si rasti i ish-ministrës Xhaçka, ku Kuvendi abstenuan në seancë për çështjen e mandatit.
Shokët dhe miqtë e shkollës i dhanë lamtumirën Xhesika Kolës, 15-vjeçares me origjinë shqiptare, e cila humbi jetën së bashku me babanë Arti, nënën Jonida dhe vëllanë Hajdar, si pasojë e një rrjedhjeje monoksidi karboni mbrëmjen e së mërkurës. “Xhesika jeton përgjithmonë në zemrat tona! Na mungon tashmë. Ti shkëlqen dhe do të shkëlqesh”, u shprehën nxënësit e prekur nga kjo tragjedi. Xhesika ishte në vitin e tretë të shkollës së mesme në Camigliano, njësi e Capannorit, ndërsa drejtuesja e institucionit, Gloria Giuliani, i ka dërguar një letër gjithë komunitetit shkollor për të shprehur ngushëllimet e saj. Nxënësit, të mbështetur nga një psikologe e aktivizuar nga vetë shkolla, organizuan homazhe spontane për 15-vjeçaren, duke u mbledhur së bashku me prindërit për të nderuar kujtimin e saj. Ngjarja ka tronditur edhe familjen e gjerë. Durim Kola, vëllai i Artit, i cili hyri në shtëpi bashkë me karabinierët për të shpëtuar familjen, u shtrua në spital për thithje monoksidi dhe tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por i tronditur thellësisht. Prokuroria e Luccas ka urdhëruar autopsinë e trupave, ndërsa banesa mbetet nën sekuestro, dhe hetimet teknike vazhdojnë për të përcaktuar shkakun e rrjedhjes së monoksidit, pa persona të regjistruar për momentin si të dyshuar.
- Je compte uniquement les vidéos ≥ 60 secondes (tu m’as dit que <60s = pas pris en compte).
- Calcul sur les 30 derniers jours (dans la limite des 35 dernières vidéos qu’on a dans le JSON).
- RPM estimé : 0.64€/1k vues (range 0.45–0.83) basé sur ER + save rate + durée moyenne.
- Résultat: 28€ sur 30j (range 2€–37€), pour 44.5K vues éligibles et 1 vidéos ≥60s.
- Emoji + note /10 = performance globale de la vidéo (views + ER + saves).
- ER = (Likes + Commentaires + Partages) / Vues • Save rate = Sauvegardes / Vues.
- Badges “Au-dessus / En dessous” = comparaison directe à la moyenne de TON compte.
Importe ta vidéo, et Vexub génère une vidéo sous-titrée prête pour TikTok, Reels ou Shorts. Pas de montage, pas de prise de tête.
- Reconnaissance vocale IA → texte propre
- Sous-titres syncro automatiquement sur la vidéo
- Format vertical optimisé pour les vues